Një person është plagosur me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në Kukës, në fshatin Shtiqen.
Mësohet se i plagosuri është një 34-vjeçar me inicialet F.A..
Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
34-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë dhe është qëlluar nga një person me inicialet B.M..
Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia. Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja apo shkaqet. Pritet që të zbardhen detaje të tjera në minutat në vijim.





