Petrit Haskasa, babai i Artendia Haskasas që humbi jetën tragjikisht në portin e Durrësit më 7 janar kërkon që ngjarja të zbardhet plotësisht dhe të dënohen fajtorët që shkaktuan vdekjen e vajzës së tij.
25-vjeçarja Haskasa punonte në pozicionin e oficeres së sigurisë në port. I pyetur në “Shqipëria live” në Top Channel, nëse vajza kishte folur për probleme në punë, Përparimi përgjigjet:
“Punonte në port prej rreth 10 muajsh. Kishte ankesa për shoferët e kamionave që lëvizin me shpejtësi, lëviznin në mënyrë të pakonhtrolluar. Kishte probleme me ngacmimet nga shoferët, kur i kërkonte dokumentat. Është një ngjarje tragjike që do të na ndjekë gjithë jetën. Unë dua drejtësi, jam shpresplotë se autoritetet përkatëse do të bëjnë hetimin e plotë të ngjarjes.”
Drejtuesi i mjetit tip “Man”, trailer, 39-vjeçari me inicieale F.K., nga Malisheva e Kosovës përplasi për vdekje punonjësen e forcave të sigurisë portuale, pasi ajo hapi traun që automjeti i rëndë të hynte në port.
Moti i keq duket se ka ndikuar në këtë lëvizje të shpejtë që ka qenë fatale për punonjësen. Shoferi nga Malisheva ndodhet nën arrest dhe pritet të kryhet hetimi i plotë nga policia.