Nuk ishte parashikuar një mbledhje në kushte të tilla, në këto momente, pas vednimit nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, ku ndalohet grumbullimi i më shumë se 10 personave. Ky fakt nuk ka ndaluar KOKSH, të zhvillojë Asamblenë e Jashtëzakonshme, ku një ndër pikat në rendin e ditës ishte dhe shkarkimi i presidentit aktual të KOKSH, Viron Bezhani.

Me 45 vota pro dhe me 9 kundër federatat anëtare të KOKSH votuan për të shkarkuar e tij. Ndryshe nga herët e tjera, kjo asamble u zhvillua me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave:

  • 1. Vendim mbi shkarkimin e Presidentit aktual të KOKSH, Viron Bezhani.
  • 2. Miratimin e ndryshimeve statutore sipas draft-Statutit të hartuar nga Komiteti Teknik
  • 3. Zgjedhja e Anëtarëve të Komisionit të Verifikimeve dhe Etikës
  • 4. Paracaktimi i datës së Zgjedhjeve të organeve drejtuese të KOKSH