Cagliari është në ankth për gjendjen e Yael Trepy. Sulmuesi 22 vjeçar që ishte titullar në ndeshjen e raundit të 1/32 të finaleve në Kupën e Italisë kundër Arezzo, aktualisht është shtruar në repartin e terapisë intensive pranë Spitalit Civil ‘Santissima Annunziata’ në Sassari pas një incidenti të rëndë të pësuar gjatë fundjavës që iu dha pushim nga skuadra.Gjendja e futbollistit është e rendë me 22 vjeçarin që u shtrua ditën e dielë. Ekazminimiet në TAC në kraharor zbuluan praninë e një sasie të madhe uji në mushkëri, situatë kjo që e vështirëson shkëmbimin e oksigjenit. Për të evituar që pacienti të vuajë dhe për të lejuar administrimin e një terapie, mjekët po e mbajnë Trepy në koma farmakologjike, në monitorim të vazhdueshëm
Incidenti ndodhi në Sardegnan e Veriut ku futbollisti kishte shkuar për disa ditë pushimi pas fitores ndaj Arezzos me Trepy që rrezikoi të mbytej në pishinë. I tradhtuar nga ndryshimi i papritur i thellësisë dhe duke qenë se ai nuk dinte të notonte mirë, 22 vjeçari e pa veten menjëherë në vështirësi të mëdha aq sa humbi edhe ndjenjat. Ndaj tij u dha shumë shpejt ndihma me lojtarin që u transferua me urgjencë në Sassari ku u intubua.Përmes një komunikate zyrtare, klubi i Cagliarit shprehet se i është pranë talentit dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me strukturën shëndetësore dhe familjarët e futbollistit teksa ndjek me shumë vëmendje evoluimin e gjendjes së tij.





