Vetëm disa ditë pas dasmës së Kristiano Ronaldos me Xheorxhina Rodriguez në Portugali, janë zbuluar detaje të reja në lidhje me marrëveshjet financiare që do të rregullojnë marrëdhënien e tyre në rast se gjërat nuk vazhdojnë si tani.
Në media ndërkombëtare është spekuluar se ka kushte specifike financiare që do të zbatohen në rast të një divorci në të ardhmen.
Sipas “Marca”, Xheorxhina do të përfitonte një pagë prej 100 mijë eurosh në muaj për gjithë jetën.
Kjo garanton përjetësisht gruan e Ronaldos, por mbron edhe perandorinë financiare të ndërtuar në vite nga futbollisti. Shpenzimi mujor nuk është e vetmja garanci e parashikuar në marrëveshje.
Sipas gazetës spanjolle, modelja gjithashtu mban pronësinë e rezidencës familjare në La Finca, një nga zonat më ekskluzive dhe më të kërkuara të Madridit.





