Dy shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Dëshmitarët okularë ishin në gjendje të konfirmonin shpërthimet, por nuk ka detaje të tjera se çfarë i shkaktoi ato.

Re të mëdha tymi janë ngritur mbi qendrën e qytetit.

Shpërthimet tregojnë se një raketë goditi qytetin ose ajo u kap nga mbrojta ajrore. Nuk ka ende raportime për persona të lënduar.