Një konsorcium, ku është pjesëtar edhe themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, është shumë afër arritjes së një akordi për blerjen e rreth 1/3-ve të kuaotave të Liverpool Football Club.
Lajmi bëhet i ditur nga “Sky News”, sipas të cilit, Fenway Sports Group (Fsg), aksioneri në mazhorancë i klubit nga Anfield që prej vitit 2010, po bëhet gati të njoftojë transaksionin që këtë javë.Liverpool është një nga klubet më të mëdha të futbollit jo vetëm në Angli, por në gjithë botën. Bezos, një nga emrat më të njohur të botës së biznesit, me sa duket, tashmë ka vendosur të investojë edhe në futboll.





