Dy ushtarë vullnetarë janë marrë peng nga forcat ruse në Ukrainë, raportojnë mediat.
Dy ushtarët e arrestuar janë me origjinë britanike.
Punonjësit e ndihmës humbën kontaktet me organizatën të hënën në mëngjes ndërsa po udhëtonin diku në jug të qytetit të Zaporizhzhia, në Ukrainën qendrore, për të ndihmuar në organizimin e një evakuimi civil të zonës.
Sipas CNN rusët besojnë se dy ushtarët e arrestuar ishin “spiunë britanikë”.
Raportime të shumta për rrëmbime nga forcat ruse, duke përfshirë ato të kryebashkiakëve lokalë, fëmijëve, udhëheqësve fetarë dhe gazetarëve, janë shfaqur që kur Presidenti Vladimir Putin filloi pushtimin e tij në Ukrainë më shumë se dy muaj më parë.





