Stefan El Sharaui u bë i njohur për të gjithë te Milani, aty ku në moshë të re tregoi shkëlqimin e tij.Megjithatë sulmuesin italian mund ta shikojmë përsëri me fanellën e Milanit, madje që në këtë sezon.

Sipas asaj që shkuan “Corriere dello Sport”, sulmuesi po negocion me skuadrën e Shangai Shenhua në Kinë, për të dalë lojtar i lirë dhe më pas të rikthehet në Europë. Thuhet se Maldini po studion një lëvizje për ish-lojtarin kuqezi, për të cilin nuk do duhej shpenzim, pasi do të mund të merrej me parametër zero.

Gjithsesi El Sharaui nuk është një zgjedhje primare për drejtuesit e Milanit, por ekziston mundësia që në ditët e ardhshme , Maldini të nisë ofensivën për ta afruar, duke ditur se do merrje falas.