Identifikohet çifti shqiptar i masakruar me thika në Francë.

Ata janë Kumrije Dervishi, e lindur më 1978 nga qyteti i Vushtrrisë dhe bashkëshorti dhe Shaqir Gashi, i lindur më 1977 nga Dubrava e Istogut.

Ata jetonin në apartament me shtatë fëmijët e tyre, nga pesë deri në 21 vjeç.

Vrasja nuk është zbardhur ende, por janë marrë në pyetje fëmijëte tyre.

Krimi ndodhi në Epinal të Francës.

Paraprakisht dyshohet që krimin ta ketë krye një prej djemve të familjes, pasi është gjetur me thikë në dorë në momentin kur ndodhi ngjarja.