Deputeti britanik, Neil Parish ka dhënë dorëheqjen, pasi pranoi se kishte parë pornografi në Dhomën e Komunave.
Neil Parish tha se ai ka parë materiale për të rritur dy herë në parlament, duke pretenduar se hera e parë ishte aksidentale pasi shikonte traktorët në internet, por se e dyta ishte “një moment çmendurie”.
Skandali vjen mes akuzave për mizogjini dhe sjellje të pahijshme seksuale në Westminster.





