Ish-drejtori i portit të Durrësit dhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani ka braktisur LSI-në dhe ka vendosur t’i bashkohet Partisë Socialiste.
Lipivani mbajti detyrën e drejtorit ekzekutiv të portit për rreth një vit, që më 4 nëntor 2016 dhe u dorëhoq më 16 tetor 2017.
Pak ditë më parë ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka braktisur Lëvizjen Socialiste për Integrim, për t’ju bashkuar Partisë Socialiste.





