Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se qeveria dhe Partia Socialiste po përballen me një rënie të ndjeshme në mbështetjen e qytetarëve.
Gjatë një konference me gazetarët, Berisha u shpreh se “narkoshteti po shkërmoqet” dhe se sondazhet e publikuara së fundmi nga vetë PS tregojnë një rënie të konsiderueshme të mbështetjes për Partinë Socialiste.
“Narkoshteti po shkërmoqet, po dekradon. Pollet e bëra nga PS kanë një rënie katastrofale. Partia e krimit është rrokullisur në shifrat e saj 29% edhe këto po ti heqësh koeficenitin e frikës e zbresin edhe më poshtë. Ky është poll i partisë së krimit”, tha Berisha. .





