Ivo Jorgoni, drejtuesi i Departamenteve pranë Partisë Demokratike Durrës ka postuar në Facebook një video për të treguar se si jeton një durrsak përgjatë një dite me rreshje shiu në qytet.
Në video shfaqen rrugët e Durrësit të përmbytura nga reshjet e shiut, ku uji arrin deri në trotuare.
Jorgoni shkruan se institucioni përgjegjës për të mos lejuar këtë situatë anormale është Bashkia Durrës e cila nga viti 2000 drejtohet nga Partia Socialiste si forcë politike duke ndryshuar vetëm emrat e kryetarëve.
Sipas demokratit, kjo histori do vazhdojë për sa kohë votojmë të papërgjegjshmen me sy mbyllur.
“Ky problem në Durrës që na ka marrë 3.5 vite jete ka emër dhe është Partia Socialiste”, përfundon ai postimin e tij.
POSTIMI I PLOTË
Durrësi dhe Durrsakët kanë mbijetuar 3.5 vite të zhytur nën ujë përgjatë 20 viteve të “Regjimit Socialist” në krye të pushtetit lokal në Durrës.
Video në status tregon se si jeton një durrsak përgjate një dite me rreshje shiu në qytet. Pamjet më poshtë pasqyrojnë vetëm nje ditë nga 65 të tilla në një vit.
Në Durrës bie shi mesatarisht 65 ditë/vit.
65 foto dhe denoncime të ngjashme Shqiptarët i shohin nga Durrësi përgjatë një viti sa shpesh këto denoncime janë bërë aq normale dhe monotone sa të krijon pershtypjen e së natyrshmes , se kjo është normalja dhe se kështu duhet të jetë. Se Pd këtë punë ka sa herë bie shi.
Institucioni përgjegjës për të mos lejuar këtë problem padyshim nuk është zoti se ne nuk ndërhyjmë dot në punët e zotit , shi ka rënë dhe do bjerë gjithmonë! Pse shiu nuk kullon por liqenizohet mbi rrugë dhe sheshe është problem human jo hyjnor. Institucioni përgjegjës për të mos lejuar këtë situatë anormale është Bashkia Durrës e cila nga viti 2000 drejtohet nga Partia Socialiste si forcë politike duke ndryshuar vetëm emrat e Kryetarëve të Bashkisë. Partia Socialiste për 20 vite në krye të Bashkisë me veprimet dhe mosveprimet e saj , për mungese vizioni apo për ceshtje korruptive ka bërë që nga 65 foto të tilla në vit shumëzuar për 20 vite me të njëjtën histori ti ofrojë qytetarëve të Durrësit 1300 ditë të paralizuara. 1300 ditë përkthyer në vite jane 3.5 vite qe Qyteti i dyte më i madh në Shqipëri të jetë i paralizuar. 3.5 vite cdo biznes në Durrës ka paguar taksa duke mos arritur të kryeje aktivitet ekonomik. 3.5 vite fëmijët e këtij qyteti kanë qënë të detyruar të mos dalin nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe anasjelltas. 3.5 vite cdo familje në Durrës e ka pasur të pamundur të kryejë aktivitetin e saj të përditshëm ekonomik dhe social. 3.5 vite Bashkia Durrës ka vjelur taksa padrejtesisht , dhe është paguar për të dështuar ne mbarvajtjen ekonomike dhe sociale të qytetit. Kjo histori do vazhdojë për sa kohe votojmë të papergjegjshmen me sy mbyllur. Votojmë se na thotë dikush që na duhet vota jote duke mos llogaritur që me voten tënde , timen dhe të njerëzve që të rrethojnë mund të ndryshojmë pozitivisht cilesinë e jetesës të familjes tënde dhe gjithë qytetit.
25 prill kemi mundesinë që me vote të largojmë të papërgjegjshmen nga rruga ku kalon familja jonë që video dhe pamje të tilla mos na perkasin më. Kuptoj cdo kënd i cili ka paragjykime mbi forcat politike por a eshte kjo arsye për të rivotuar dikë duke shpresuar që atë qe se bëri për 20 vjet ta bëjë vitin e 21. Ky problem në Durrës që na ka marrë 3.5 vite jete ka emër dhe është Partia Socialiste.





