Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Arsimit, Evi Kushi ka bërë të ditur se është miratuar vendimi për kodifikimin e programeve të studimit.
Gjatë fjalës së saj, Kushi thekson se ky është një lajm i mirë pasi iu vjen në ndihmë të gjitha institucioneve dhe po ashtu dhe vetë studentëve.
Evis Kushi: Sot kemi një lajm shumë të mirë për të gjitha universitetet shqiptare sepse miratuam kodifikimin e programeve të studimit, kodifikimi nënkupton organizimin apo grupimin e programeve të sudimit në kode që identifikojnë fusha të ngjashme. Ëeshtë një detyrim që rrjedh nga Arsimi i Lartë. Sipa ligjit, të gjitha programet e studimit që ofrohen në fusha të ngjashme në të njëjtin cikël dhe që kanë të njëjtin emërtim, duhet të jenë patjetër të ngjashme së paku në 70 përqind të tyre. Është një vendim kodikimi që iu vjen në ndihmë të gjitha institucioneve, përfitojnë të gjitha institucionet. Unë besoj se ky vendim është një tjetër hap për rritjen e cilësisë në universitet tona.