Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Laç në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë mbetur të plagosur disa persona.

Raportohet se një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë. Policia dhe autoambulanca po shkojnë me urgjencë drejt vendngjarjes. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.