Mesfushori i Anglisë, Deklan Rajs është infektuar nga në virus. Gjendja e tij përkeqësuar edhe për shkak të problemit në kofshë dhe në pjesën e poshtme të shpinës, duke tronditur kështu “Tre Luanët” para sfidës me Norvegjinë.
Zyrtarët e FA kanë ndërmarrë hapa për të izoluar Rajs nga grupi kryesor në një përpjekje për të frenuar atë që mund të jetë një shpërthim potencialisht dëmtues.27-vjeçari ka humbur dy ditë stërvitje radhazi për shkak të virusit, në përgatitje të çerekfinales së madhe në Majami.





