Ish-drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, ka reaguar përmes një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale pas largimit të tij nga detyra në mes të gushtit, gjatë kulmit të sezonit të zjarreve.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Cara ka sqaruar se vendimi i zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, për transferimin e kompetencave të drejtuesit mori vetëm gjashtë minuta.
Në reagimin e tij, ai thekson se puna e një drejtuesi nuk matet me metrat e përparimit në terren dhe se nuk mund të urdhëronte ekipet të hynin në situata ku rrezikohej jetësisht mbijetesa e tyre, duke theksuar se zjarri nuk luftohet me lajme dhe fotografi.
Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme ka prezantuar Ervis Gjoshin si drejtuesin e komanduar të mbrojtjes nga zjarri pas dorëheqjes së Carës.





