Dy shqiptarë janë gjetur të plagosur me thikë të shtrirë në anë të rrugës në Pescara të Italisë në zonën e Villa Raspa di Spoltore.

Të plagosurit janë Elvis Balani 41 vjeç dhe Leon Cako 39 vjeç. Të dy u gjetën mbrëmjen e së mërkurës nga një makinë e rastit. Drejtuesi pa lëvizje në anë të rrugës dhe ndaloi. Aty gjeti dy burrat të gjakosur dhe të goditur me thikë.

Menjëherë u dha ndihmën e parë dhe i dërgoi në spital. Shtypi italian raporton se 41-vjeçari Balani është në gjendje më të rëndë. Kurse 39-vjeçari Cako ka plagë në këmbë.

Pasi gjendja e tyre shëndetësore të stabilizohet do të merren në pyetje nga policia për të zbardhur rrethanat.

Është ende e paqartë nëse të dy kanë plagosur njëri-tjetrin me thikë apo janë sulmuar nga persona të tjerë.