Një aksident i shtatë-fishtë ka ndodhur në autostradën Tiranë Durrës.
Mësohet se një nga drejtuesit e mjeteve është dërguar në spitalin Ushtarak.
Ndërkohë 4 makina, si pasojë e dëmtimeve të konsiderueshme pritet të lëvizen me karotrec.
Policia njofton se po punohet për lirimin sa më të shpejtë të autostradës.
Njoftimi i policisë:
Në datën 12.05.2022 në autostradën Tiranë – Durrës përballë shkollës “Ernest Koliqi” janë përfshirë në aksident me dëme materiale 7 mjete, nga të cilat drejtuesi i mjetit marka “Opel Corsa” me targa AA 431 ZX shtetasi me iniciale M.K është shoqëruar pranë spitalit Ushtarak për ndihmë mjekësore, 4 mjete të tjera si pasojë e dëmtimeve të konsiderueshme pritet të lëvizen me karotrec dhe po punohet për lirimin sa më të shpejtë të autostradës.
Policia Rrugore e Tiranës përsëri apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, sepse është e vendosur për të ndëshkuar cilindo drejtues automjeti që do të konstatohet në shkelje!





