Një granatë është gjetur ditën e sotme pranë shkollës 9-vjeçare të fshatit Mengël në Labinot Fushë të Elbasanit duke vënë në alarm autoritetet.
Nga informacionet e para mësohet se bomba është gjetur në fshatin Mengël ndërsa menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa priten forcat xheniere për zhvendosjen e saj.
Bomba dyshohet të jetë e Luftës së Dytë Botërore.





