Një person i moshës 32 vjeç ka tentuar që ditën e sotme të futet në ambientet e Kryeministrisë në kryeqytet.

Ai madje ka goditur edhe një roje të Gardës së Republikës, por më pas është ndaluar dhe është shoqëruar nga policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 32 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë”, njofton policia.