Një makinë tip Mercedes Benz ka dalë nga rruga, dhe si pasojë janë plagosur tre shtetas. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier- Seman në vendin e njohur si “Ura e Bacinozit”.

Makina ka dalë nga rruga ndërsa mësohet se në të udhëtonin tre shtetas të cilët janë transportuar në spitalin e Fierit.

Drejtuesi i mjetit paraqitet në gjendje më të rëndë, ndërkohë që pasagjerët kanë marrë dëmtime më të lehta. Të plagosur kanë mbetur shtetasit S.P, drejtuesi i mjetit si dhe K.V dhe J.H pasagjerë.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth 18:30, në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim, Fier, ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin S. P., 32 vjeç dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët, shtetasit K. V., 29 vjeç dhe J. H., 45 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.