Një tjetër autobus është aksidentuar në Tiranë. Këtë herë ka qenë autobusi i linjës Kinostudio-Kombinat, i cili është përplasur me një kosh mbeturinash në afërsi të zonës së Misto Mame.

Fatmirësisht nga përplasja nuk ka pasagjerë të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 16.05.2022, në Misto Mame, shtetasi S. Sh., duke drejtuar autobusin e linjës së Kombibatit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin se tij dhe është përplasur me një kosh mbeturinash.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.