Policia e Ankonës ka arrestuar një të ri shqiptar, për trafikim të paligjshëm të lëndëve narkotike.
Sipas mediave italiane, shqiptari, i cili kishte mbërritur në Itali prej disa javësh, iu nënshtrua një kontrolli nga efektivët e policisë ku gjetën dhe sekuestruan mbi gjysmë kile kokainë, lëndë prerëse dhe mjete të përshtatshme për paketimin dhe shitjen e drogës.
Ai kishte gjetur një banesë të improvizuar në një bodrum të vjetër dhe për të kuptuar se ku jetonte policëve iu desh të përballeshin me shumë vështirësi.
Gjatë kontrollit, agjentët gjetën fillimisht rreth 30 gramë kokainë të fshehur në banesë dhe më pas rreth 20 gramë të fshehura brenda derës së makinës së përdorur nga i riu. Ai kishte bërë një vend të fshehur pranë derës dhe nën xhamin e makinës. Në fakt, shitësi i drogës shkonte te blerësit me makinën në përdorim dhe shiste drogën që fshihte nën panelin e kontrollit.
Përveç kokainës, u gjetën dhe sekuestruan mbi 9 mijë euro cash, të cilësuara si produkt i veprimtarisë kriminale.





