Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme ku dy automjete janë përplasur në rrugën dytësore Lezhë-Rrilë.
Mësohet se nga përplasja kanë mbetur të plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i njërit prej mjeteve.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.





