Detaje të reja janë publikuar nga ngjarja në QSUT ku u shkëput ashensori e për pasojë ngjarja për pak u kthye në një tragjedi.
Mësohet se në ashensor ka qenë një paciente me barelë dhe infermieri që e shoqëronte.
Siç duket edhe nga foto, barrela e pacientes është zënë nga ashensori duke e dëmtuar rëndë atë, ndërkohë që në pllaka gjendet sasi e madhe gjaku. Krahas 80-vjeçares, i dëmtuar mbeti edhe infermieri i QSUT-së, i cili ka pësuar dëmtime në të dyja këmbët e tij.
Punonjësi shëndetësor ka arritur të mbaje me force derën e ashensorit dhe ka larguar pacienten nga barela qe te mos dëmtohej dhe kane ngecur te dy ne pjesën brenda ashensorit, ndërsa barela është shtypur nga dera e ashensorit.