Një 17-vjeçar, i dyshuar si autor i 4 vjedhjeve të ndodhura në qarkun e Tiranës ka rënë në prangat e policisë. Bëhet fjalë për K. S., 17 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, shtetasit K. S. iu gjet një sasi me lëndë narkotike kokainë. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor i 4 vjedhjeve, konkretisht:
Më datë 05.01.2021 ka vjedhur një sasi parash dhe produkte të ndryshme në supermarketin e shtetasit J. Gj.;
Më datë 04.01.2021 ka vjedhur produkte të ndryshme në supermarketin në pronësi të shtetasit B. H. dhe në marketin në pronësi të shtetasit L. Gj.;
Më datë 30.12.2020 ka vjedhur 10 aparatë celularë dhe 2 iPad në dyqanin e shtetasit M. N.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.





