Presidenti Ilir Meta ka qenë i pranishëm në ceremoninë fetare në Ditën e Ujit të Bekuar në qytetin e Beratit. Në një prononcim për mediat kreu i shtetit ka uruar mbarësi për të gjithë qytetarët e Beratit dhe gjithë Shqipërisë.

Nuk kanë munguar pyetjet nga gazetarët në lidhje me akuzat e Kryeministrit Rama, të cilave kreu i shtetit ka zgjedhur të mos u përgjigjet duke thënë se “jemi në një vend të shenjtë”.

“Duhet të forcojmë besimin në Zot. Duhet të kalojmë sfidat e vështira. Është rast i shkëlqyer që të urojmë 2021 për të gjithë qytetarët në Berat dhe kudo në Shqipëri. Të bekuar qofshin qytetarët shqiptarë. Jemi në një vend të shenjtë dhe kjo kishë që u rihap 30 vjet më parë, e siç do jetë besimi në Zot përherë i madh, ashtu do jetë besimi i madh për Shqipërinë europiane”, tha Meta.