Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian me fokus luftën kundër korrupsionit, deputetja e PD, Jorida Tabaku ka pyetur drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, nëse ka deputetë apo zyrtarë të lartë nën hetim,  edhe për çështjen e Inceneratorëve.

Kraja ka deklaruar se nuk do të japë përgjigje për pyetje konkrete pasi kështu e përcakton ligji.

Arben Kraja: Nuk do të jap asnjë përgjigje për çështje konkrete, kjo është e shkruar në ligj, ndaj dhe nuk do të jap as përgjigje dhe as komente. Unë do respektoj ligjin që keni miratuar ju. Ne i jemi referuar gjithmonë zbatimit të rekomandimeve për vitin 2021. Rekomandimet janë dhënë në tetot dhe dhjetor për fushën e prokurorisë kundër korrupsionit.  Gjatë vitit 2021 dhe fillimit të këtij viti janë kryer hetimet dhe po hetohen persona me funksione të larta shtetërore.

SPAK ka në fokusin e saj zbatimin e rekomandimeve. Po të referohemi më saktësisht në rekomandime thuhet se duhen garantuar zbatimi i ligjit.  Jemi munduar të kryejmë sa më shumë hetime. Kemi bashkëpunuar me struktura ligjzbatuese brenda vendit.

Koncepti i hetimit proaktiv nuk është vetëm fillimi i hetimit kryesisht por që ti të hetosh pa e ditur tjetri që po hetohet. 80% e rasteve që kemi në dorë janë hetime proaktive. Në mënyrë të detajuar unë i kam dhënë shifrat, Janë dërguar për gjykim 11 procedime penale. SPAK dhe Prokuroria e Hetimit janë të përkushtuar për të hetuar çdo rast.