Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin e vjetër Laç-Mamurras, pranë fshatit Gjorm në Kurbin, ku një automjet ka rënë nga rruga dhe është përmbysur në kanal.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.