Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë nga policia e Fierit, në krah të rrugës në vendin e quajtur “Vajkan”.

Mësohet se viktima është Gëzim Gjyrdyku, i cili dyshohet se duke lëvizur me biçikletë dhe është aksidentuar nga një automjet.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 08:20, në vendin e quajtur “Vajkan”, në anë të rrugës është gjetur pa shënja jete shtetasi Gëzim Gjyrdyku, 50 vjeç, banues në Vajkan.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 50-vjeçari ka qënë duke lëvizur me biçikletë dhe është aksidentuar nga një automjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.