Një 55-vjeçar ka përfunduar me plagë në spital pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në tarracën e banesës së tij.

Policia njofton se ngjatja ka ndodhur në rrugën “5 Maji” në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.05.2022, në rrugën “5 Maji”, shtetasi N. B., 55 vjeç, në tarracën e banesës së tij, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.