Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 48-vjeçarit Arben Mërkuri Ismaili, i njohur ndryshe me pseudonimin “Maneci”.

Mërkuri u qëllua 2 herë me kallashnikov teksa ndodhej në biznesin e tij në zonën e Sukthit.

Mësohet se Ismaili është hetuar për shumë ngjarje të rënda ku dyshohej si protagonist, mes të tjerave edhe për vrasje të dyshuara për figura të spikatura të krimit, por asgjë nuk është e dokumentuar. Kamerat e sigurisë afër vendit ku ndodhi vrasja në Sukth, kanë fiksuar makinën me të cilën autorët u larguan pas krimit.

Viktima dyshohet gjithashtu se ka vrarë një punonjëse seksi në Itali, por policia nuk ka mundur të siguroj prova për të vërtetuar krimin.

Blutë e Durrësit bëjnë me dije se po vijojnë punë për identifikimin e autorëve të ngjarjes dhe po kqyrin kamerat e zonës, në mënyrë që të shkojnë në gjurmët e vrasësve, të cilët dyshohet të jenë me pagesë.

Emri i viktimës lidhet gjithashtu edhe me një sërë ngjarjesh kriminale. Përmendim dhunimin e biznesmenit libanez Faadi Mitri së bashku me dy persona të tjerë.