Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin e autostradës Milot – Mamurras.
Një taksi e cila po udhëtonte në drejtim të Rinasit ka dalë nga rruga duke u përplasur me një objekt, për pasojë ka humbur jetën një grua gjatë rrugës në spital. Viktima është identifikuar si Prena Gjetani 56 vjeç nga Fushë Miloti.
Në mjet udhëtonin 56-vjeçarja, vajza e saj 30 vjeçe dhe dy mbesat e mitura.
Autoambulanca e Laçit pas aksidentit ka dërguar të plagosurit për në spitalin e Traumës, ndërsa gjyshja nuk ka mundur të shpëtojë.
Policia po heton shkaqet e plota të këtij aksidenti.





