Leonard Palushi ish-shefi i krimeve në komisariatin e Lezhës, është një prej të arrestuarve në operacionin e sotëm të SPAK, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Burimet bëjnë me dije po ashtu se Leonard Palushi, oficeri që ishte në vendngjarje kur u vra deshmori Saimir Hoxha  dhe që më pas u transferua në Elbasan i shërbeu një grupi kriminal dyshojnë burimet e SPAK që thuhet se futi një armë në servisin e familjes Manhasa që ndaj tyre të ngrihej gabimisht akuza për vrasje, por që më pas për mungesë provash ata u liruan, raporton “TCH’.

Ngjarja u regjistrua gjatë kohës që shërbente si shef i krimeve në Elbasan, dhe ushtroi kontroll në servisin e familjes Manhasa.

Mësohet se Palushi, vendosi armën në servisin e Albert dhe Seit Manhasa, të arrestuar për vrasjen e Emiljano Ramazanit, por që më pas u lanë të lirë nga gjykata për mungesë provash.

Si ndodhi vrasja e Emiljano Ramazanit:

Emiljano Ramazani, babai i katër fëmijëve u ekzekutua në korrik të 2020-s me pesë plumba në makinën e tij. Viktima mësohet se po hynte në mes të dy pallateve për të parkuar mjetin e tij, ndërsa një nga autorët ka parkuar mjetin buzë rrugës dhe tjetri ka zbritur dhe me hap të shpejtë ka arritur ta qëllojë me pesë plumba viktimën në momentin që ky i fundit ishte duke parkuar. Më pas, autorët janë larguar duke djegur makinën në një zonë të pyllëzuar, në Papër. Policia gjeti në mjetin e djegur edhe dy armë të tipit kallashnikov.