Një aksident është shënuar në aksin Fier-Levan në afërsi të zonës së njohur si “Liqeni”.
Dy automjete, një “Ford” dhe një “BMW X5”, janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesit e mjeteve.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Fierit, për të marrë ndihmën e nevojshme.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton dinamikën e plotë të saj.





