Shqipëria mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe kalime të lehta vranësirash ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore.

Ndërsa vetëm me kthjellime do të paraqiten zonat bregdetare. Parashikohet që gjatë pasdites, vranësirat të jenë më tepër prezente në vend por mundësia për reshje është thuajse zero.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 30°C.

Era do të fryjë mesatare ne tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.