Ditën e sotme, në Itali janë prezantuar të dhënat për vaksinën e prodhuar atje, “ReiThera”. Sipas medieve vendase vullnetarë për testimin e vaksinës kanë qenë 100 persona, ndërsa 45 u vaksinuan me doza të ndryshme.

Lajmi i mirë është se vaksina e prodhuar në Itali është 92.5% efektive dhe mund të merret vetëm një dozë e saj. Drejtori shkencor i Spallanzani, Giuseppe Ippolito shpjegoi gjithashtu se nuk ka pasur ndonjë efekt serioz negativ në 28 ditët e para pas vaksinimeve.

“Ne regjistruam 100 persona dhe 45 u vaksinuan me doza të ndryshme dhe të gjithë ishin të sigurtë: vaksina nuk kishte efekte anësore. Në 28 ditët e para pas vaksinimeve, ajo shfaqi një rezultat më të mirë se Moderna dhe Pfizer që patën efekte anësore. Kulmi i prodhimit të antitrupave në 4 javë mbetet konstante dhe vaksina merret me një dozë të vetme.”, theksoi Ippolito gatë konferencës për shtyp për të paraqitur rezultatet e fazës së parë.