Zbardhet identiteti i 45-vjeçarit që terrorizoi sot familjen e tij dhe lagjen “5 Maj” në Elbasan, pasi qëlloi me armë zjarri në ajër.

Bëhet fjalë për shtetasin Arjan Ruvina. Mësohet se ky i fundit pas një konflikti me familjarët e tij kishte qëlluar me kallashnikov 3 herë në ajër, ndërsa thuhet se ishte nën efektin e alkoolit.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa 45-vjeçari do të japë dëshminë e tij në polici. Në vendin e ngjarjes policia gjeti 3 gëzhoja, në cilësinë e provës materiale si dhe u sekuestrua një kallashnikov.