Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, ditën e sotme.

Këtë gjë e ka bërë të ditur ministri grek, me anë të një postimi në Twitter, ku shkruan se në këtë bisedë kanë folur për zhvillimet e fundit ne rajon.

“Në një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, diskutuam zhvillimet e fundit rajonale. Zhvillimet e fundit rajonale në fokus”, shkruan Dendias.