Dalin detaje nga ngjarja e pak minutave më parë ku në qendër të qytetit të Elbasanit u raportua për të shtëna me armë zjarri.

Shtetasi Arjan Ruvina ka kanosur me armë të afërmin e tij dhe më pas ka qëlluar në ajër.

Policia ka shkuar në vendgjarje dhe ka bërë arrestimin e Ruvinës, i cili momentalisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë.

Në momentin e konfliktit, të dy personat kanë qenë dy konsumuar alkool.