Qarkullimi i masave ajrore nga Jugu i Europës do të diktojë kushtet e motit në vendin tonë duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë.
Parashikohet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta por vranësira me të dukshme në zonat malore duke sjellë rrebeshe afat-shkurtra shiu në ekstremin verilindor.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta si në mëngjes dhe në mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 32°C. Era do te fryje e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim deri në 3 balle.
Mot i kthjellët dhe i ngrohtë do të dominojë duke filluar nga orët e para të ditës në territorin e Kosovës. Por mesdita dhe pasditja ndryshojnë kushtet atmosferike duke sjellë shpeshtim të vranësirave dhe rrebeshe afat-shkutra shiu, ku në zona të izoluara krijohet mundësia dhe për stuhi breshëri.