Edhe bregdeti i Velipojës është përfshire nga një fenomen i pazakontë i ujit, në dukje të parë si një ndotje por që nuk rezulton e tillë. Ngjyra e verdhe në bregdet dyshohet se është shkaktuar nga poleni i pishave.
Të dy zonat, si Shëngjini edhe Velipoja njihen per masivet e mëdha të pishave dhe pluhuri që formohet nga ky lloj druri, me ndihmën e erës është përhapur edhe në det, ku ne kontakt me ujin ka formuar edhe ngjyrën e verdhe. Poleni i pishës konsiderohet një nga dhuratat më të mira të natyrës. Ajo ka një gamë të gjerë benefitesh për shëndetin dhe fatmirësisht është shumë lehtë e disponueshme në natyrë. Është i mahnitshëm fakti që ky polen përmban më shumë se 200 lëndë ushqyese bioaktive.
Përbërja e polenit është e qëndrueshme, dhe përqendrimi i substancave të dobishme në të është jashtëzakonisht i lartë – më shumë se 90 përqind e pjesës më të madhe. Arsenali dhe diapazoni i veprimit të tyre të dobishëm është jashtëzakonisht i madh – pakrahasueshëm më i lartë se ai i çdo suplementi dietik ose vitaminë.
E njëjta dukuri është vërejtur edhe në Shëngjini, ku njëlloj si Velipojë poleni I pishave ka mbululuar sipërfaqen e vijës bregdetare. Përfaqësues të drejtorisë së mjedisit në Lezhë u bëjnë apel pushuesve të vijojnë të qetë plazhin pasi kjo është vetëm një dukuri natyrore e zakonshme në zonat ku ka prani të pishave. /TCH