Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë 2 drejtues mjetesh.
Në pranga ranë:
A. I., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur.
A. P., 38 vjeç, banues në Krujë, pasi në fshatin Larushk, Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale N. M., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





