Të mërkurën zhvillohet finalja e “Conference League” në Tiranë.
Eventi i madh futbollistik do sjellë edhe bllokimin e shumë akseve rrugore.
Bëhet me dije se rrugët ku do të lejohet qarkullimi me automjete është vetëm Unaza e Madhe dhe Rruga e Elbasanit.
Ndërkohë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi për mediat se Ministria dhe Policia e Shtetit kanë marrë masa për mbarëvajtjen e këtij eventi sportiv.
Më poshtë harta e rrugëve të bllokuara në Tiranë:
Ndalim qarkullimi: Rruga e “Durrësit” Rruga e “Kavajës” Rruga “Myslym Shyri” Rruga “Ibrahim Rugova” Rruga “Abdi Toptani” Rruga “Xhorxh Ë Bush” Rruga “Abdi Toptani” Rruga “Ismail Ndroqi” Rruga “Luigj Gurakuqi” Rruga e “Dibrës” Rruga “Urani Pano” Rruga “Dedë Gjo Luli” BLV. Zogu i Parë BLV. Bajram Curri BLV. Gjergj Fishta BLV. Zhan D’ark BLV. Dëshmoret e Kombit Rruga “Papa Gjon Pali II” Rruga Leke Dukagjini Rruga “Faik Konica” Rruga “Dervish Hima” Rruga “Asim Zeneli” Rruga “Ismail Qemali” Rruga “Mustafa Matohiti” Rruga “Jul Variboba” Rruga “Fatmir Haxhiu” Rruga “Gjergj Filipi” Rruga “Pjetër Bogdani” Rruga “Nikolla Tupe” Rruga “Brigada e VIII” Rruga “Pashko Vasa” Rruga “Çamëria” Rruga “Ukraina e Lirë” Rruga “Abdyl Frashëri” Rruga “Skerdilajd Llagami” Rrugë të kufizuara për emergjenca dhe autorizim: Rruga e Rinasit Rruga interurbane Durrës-Tiranë Rruga Fushë Krujë-Vorë Rruga Elbasan-Tiranë Rruga Durrës-Tiranë, nga Ndroqi Rruga “Dritan Hoxha” Rruga “Teodor Keko” Unaza e Madhe Rruga e Elbasanit BLV. Bajram Curri BLV. Gjergj Fishta Rruga “Muhamet Gjollesha” Rruga “Sulejman Delvina” Rruga “Asim Vokshi” Rruga “Reshit Petrela” Rruga “Ferit Xhajko” Rruga Bardhyl Rruga “Arkitekt Sinani” Rruga “Sami Frashëri” Rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit” Rruga e Barrikadave
Sakaq 25 maji e shpallur si një ditë pa makina, do të jetë edhe një pushimi për institucionet publike në Tiranë.
Finalja e “Conference League” mes Romës dhe Feyenoordit të Roterdamit, do të luhet në orën 21:00.