Ka ndërruar jetë polici, i cili u qëllua me armë nga kolegu i tij në Tiranë. Burimet bëjnë me dije se Çaush Saliasi, efektiv i patrullës ka ndërruar jetë në spital.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në ambientet e Komisariatit 3 në kryeqytet. Autori Ludian Zaimi, qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi. Ky i fundit u dërgua në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë dhe nuk ka mundur të mbijetojë.





