Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes ka publikuar në profilin e tij në Facebook, pamjet e ambienteve ku do të kryhet vaksinimi antiCovid në stadiumin “Air Albania”.
Ambientet ku do të kryhet vaksinimi anti-Covid, kryeministri Rama i ka quajtur “salla e buzëqeshjes”.
“Nga salla e Buzëqeshjes, aty ku nis vaksinimi anti- Covid19 dhe rinis një Shqipëri e re me më shumë besim tek e ardhmja një e Shqipërie që veç buzëqesh”, shkruan Rama në Facebook.





