Parlamenti në një seancë të jashtëzakonshme ka miratuar ndryshimet në qeveri të propozuara nga kryeministri Edi Rama dhe të dekretuara nga Presidenti Ilir Meta.

Kështu, nga sot Olta Xhaçka do të jetë zyrtarisht në krye të ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, dhe Niko Peleshi ministër Mbrojtjeje.

Pro shkarkimit të Ramës dhe Xhaçkës si ministra ishin nga 95 vota pro, kurse pro emërimit të Xhaçkës dhe Peleshit në poste të reja ishin 94 vota pro.

REZULTATI I VOTIMIT

SHKARKIMI I RAMËS SI MINISTËR I JASHTËM

95 PRO 2 KUNDËR 2 ABSTENIM

SHKARKIMI I XHAÇKËS SI MINISTRE E MBROJTJES

95 PRO  3 KUNDËR  1 ABSTENIM

EMËRIMI I XHAÇKËS SI MINISTRE E JASHTME

94 PRO 4 KUNDËR 1 ABSTENIM

EMËRIMI I PELESHIT SI MINISTËR I MBROJTJES

94 PRO 3 KUNDËR 3 ABSTENIM