Një 33-vjeçare nga Durrësi është arrestuar nga policia pasi ka rrahur vjehrrën, kunatin dhe vajzën e vogël 4-vjeçe.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13 të qytetit të Korçës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetases H. A., 33 vjeçe, banuese në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Korçë, në banesë, kjo shtetase dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj vjehrrës së saj shtetases M. A., 63 vjeçe, ndaj kunatit E. A., 37 vjeç, ndaj vajzës së saj të mitur 4-vjeçare, si edhe ka dëmtuar orendi dhe sende të tjera shtëpiake.”, njofton policia.
Materialet në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.





